Pantox
Insekticid me atraktantë për zhdukjen efikase të mizave.
Paracaktimi
PANTOX është insekticid në formën e granulave, i përcaktuar për zhdukjen e mizave (Musca domestica). Aplikohet në objektet banuese (duke përfshirë edhe sipërfaqet e kuzhinave), në objektet publike, restorantet, hotelet, lokalet e biznesit, por veçanërisht në objektet për rritjen dhe ruatjen e kafshëve, (fermat, stallat, kafileritë etj.). Mund të aplikohet edhe nëpër shtëpitë. Produkti aplikohet me lyerjen dhe spërkatjen e sipërfaqeve. Përdorimi me lyerjen është i përshtatshëm për objektet për rritjen dhe ruatjen e kafshëve.
Udhëzim për përdorim
Lyerja
Në enë të hidhet 100g të produktit dhe të shtohet 80 ml ujë të vakët, pas kësaj të përzihet mirë deri sa të bëhet tretësirë viskoze. Kjo sasi e produktit është e nevojshme për trajtimin e hapësirës me sipërfaqe 40 m2 dhe duhet që të lyhet (me furçë, cilindër, etj.) të paktën në 10 vende, si lyerje me përmasa 10x30cm. Lyerja të bëhet në vendet ku mblidhen mizat (kornizat e dyerve dhe të dritareve, kasat e dyerve etj). Lyerjet mund të bëhen edhe në pjatëza plastike ose prej kartoni, të cilat mund të vihen të shtrira ose të mbërthehen nëpër mure. Vendet me lyerjet duhet të mbrohen me doemos nga uji, shiu ose nga drita direkte e diellit.
Spërkatja
PANTOX përdoret edhe me spërkatjen e sipërfaqeve nëpër dhoma. Për trajtimin nëpër shtëpitë të përdoret spërkatësja me dorë, kurse në objektet e tjera spërkatësja me dorë dhe ajo e kurrizit me motorr dore. Në spërkatëse me 0,8 ujë të vakët të hidhet 100g preparat dhe të përzihet mirë. Kjo sasi e produktit është e mjaftueshme për hapësirën me sipërfaqe 20m2. Tretësira gjithashtu, të lyhet në vendet ku mblidhen mizat (vendet e ngrohta, kasat e dyerve etj). Nëqoftëse spërkatja ndërpritet për më shumë se 30 min, spërkatësja patjetër të përzihet përsëri. Tretësira është më mirë që të përdoret në të njëjtën ditë kur edhe përgatitet, por sipas mundësisë menjëherë pas përgatitjes së tretësirës. Të shmanget lyerja e preparatit në sipërfaqet prej xhami dhe metali për shkak të shplarjes. Për të dyja mënyrat e aplikimit, kafshët dhe njerëzit mund të jenë prezent në lokalet gjatë trajtimit me produktin. Të mos aplikohet direkt mbi kafshë. Është e nevojshme të sigurohet që fëmijët dhe kafshët që mos i prekin ose të mos vijnë në kontakt me sipërfaqet e trajtuara me produktin. Të sigurohet që kafshët të mos lëpijnë sipërfaqet e lyera.
Të mos lyhen preparate insekticide të tjera ose repelente në vendet ku është bërë trajtimi me PANTOX-in.
Mbas përdorimit, të lahen duart.
Përbërja
Substanca aktive Tiametoksam 10%
Paketimi
50g, 100g dhe 500g