Mënyra e përdorimi

PANCID TURBO aplikohet në:

  • objektet banuese (duke përfshirë edhe sipërfaqet e kuzhinave),
  • objektet për rritjen dhe ruatjen e kafshëve (fermat, stallat, kasollet/bokset për qentë dhe macet, azilet, etj.)
  • në institucionet shëndetësore
  • në lokalet për përpunimin dhe magazinimin e ushqimit
  • restorantet, kuzhinat dhe menxat magazinat
  • warehouses
  • objektet e shitjes me pakicë – dyqanet
  • plokalet e biznesit
  • objektet publike – hotelet
  • fabrikat, punishtet

Preparati aplikohet i holluar me ujë. Tretësira përgatitet me përzierjen e 20 ml të preparatit me 1 L ujë. Tretësira e fituar në mënyrë të tillë para përdorimit duhet të përzihet mirë.

Para trajtimit, të hiqen burimet alternative të afërta të ushqimit për insekte prej lokaleve të trajtuara. Tretësira aplikohet me spërkatjen mbi sipërfaqe: ku janë foletë dhe rrugët e lëvizjeve të insekteve:

  • plasaritjet në mur,
  • sipërfaqet dhe vendet ku janë pikasur insektet,
  • vendet e fshehura mbrapa mobiljeve dhe pajisjeve,
  • vendet e ngrohta dhe me lagështirë (psh., mbrapa frigoriferit, elektro-dollapit etj),
  • vendet ku ekzistojnë burimet e ushqimit për insekte.

Për spërkatje mund të përdoren spërkatëset me dorë, si edhe spërkatëset më të mëdhaja të shpinës me motor të vetin. Spërkatëset e dorës janë të përshtatshme për përdorimin në shtëpitë. Spërkatëset e shpinës janë të përshtatshme për përdorimin profesional dhe përdorimin në objektet publike.

Mbas përdorimit të produktit, të lahen duart.

Përmbajtja

Substanca aktive: Fipronil 5,00%, Piriproksifen 0,50%

Afati i përdorimit

2 vjet

Paketimi

20ml, 100ml dhe 1000ml