Mënyra e përdorimit

PANCID PLUS është piretroid i spektrit të gjerë, i cili aplikohet për kontrollin e molës së kuqe të pulave dhe insekteve zvarritëse: bubat dhe milingonat.

Aplikohet në: objektet banuese (duke përfshirë edhe sipërfaqet e kuzhinave), në institucionet shëndetësore, lokalet për përpunimin dhe magazinimin e ushqimit, restorantet, kuzhinat dhe menxat, magazinat, objektet e shitjes me pakicë – dyqanet, lokalet e biznesit, objektet publike – hotelet, fabrikat, punishtet, objektet për rritjen dhe mbajtjen e shpendëve (fermat).

Preparati aplikohet i holluar me ujë. Tretësira përgatitet me përzierjen:

Përdorimi i zakonshëm:
25 ml të preparatit me 5 litra ujë.
Doza e madhe:
50 ml të preparatit me 5 litra ujë (për sipërfaqe të ndotura, sipërfaqe që thithin, ose kur është i nevojshëm efekt rezidual më i gjatë)

Tretësira e fituar në mënyrë të tillë para përdorimit duhet të përzihet mirë.

Para trajtimit të insekteve zvarritëse, të hiqen burimet alternative të afërta të ushqimit për insektet prej lokaleve të trajtuara. Tretësira aplikohet me spërkatjen mbi sipërfaqe: ku janë foletë dhe rrugët e lëvizjeve të insekteve:

  • plasaritjet në mur,
  • sipërfaqet dhe vendet ku janë pikasur insektet,
  • vendet e fshehura mbrapa mobiljeve dhe pajisjeve,
  • vendet e ngrohta dhe me lagështirë (psh., mbrapa frigoriferit, elektro-dollapit etj.)
  • vendet ku ekzistojnë burimet e ushqimit për insekte.

Trajtimi i objekteve për rritjen e shpendëve: të aplikohet doza për nevojën e zakonshme në fillim të turnit, para se shpendët të hyjnë në objekt. Të spërkatet e gjithë sipërfaqja e kafazit, foletë dhe dyshemetë. T’i kushtohet vëmendje e veçantë qosheve, plasaritjeve dhe të prerave nëpër sipërfaqet, në të cilat fshihen molëzat. Nëqoftëse aplikohet gjatë turnit, të mos aplikohet direkt tek shpendët.

Mbas përdorimit të produktit, të lahen duart.

Shpeshtësia e trajtimit

Për zhdukjen e bubave dhe milingonave, sipas nevojës trajtimi të përsëritet në çdo 14 ditë.

Për zhdukjen e molës së kuqe të pulave në objektet për rritjen e shpendëve, trajtimi duhet të bëhet në fillim të turnit, por sipas nevojës edhe gjatë turnit. Trajtimi të bëhet maksimumi dy herë gjatë turnit.

Substanca aktive

Alfa cipermetrin 5,77%

Paketimi

10ml, 50ml, 250ml and 1l