Panasepsol
Për dezinfektimin, dezodorimin dhe larjen e sipërfaqeve.
Paracaktimi
PANASEPSOL është mjet i rrjedhshëm për dezinfektimin e sipërfaqeve punuese, të cilat vijnë ose nuk vijnë në kontakt me ushqimin, të dyshemeve dhe mobiljeve, mënjanimi i papastërtive organike, për dezinfektimin dhe dezodorimin e sipërfaqeve. Aplikohet si nëpër shtëpitë ashtu edhe në institucionet publike, shëndetësi, ambulancat veterinare, restorantet, institucionet ushqimore, në mjetet e transportit publik.
Udhëzim për përdorim
Aplikimi bëhet me fshirjen me pecetë ose me spërkatje me tretës të përgatitur. Të përseritet aplikimi i preparatit, në varësi nga vendi i aplikimit dhe kontaminimi i tij.
Përmbajtja
Substanca aktive 1% benzalkonium klorid
Paketimi
Sprej 200 ml, shishja 1 litër dhe bidoni prej 5 litrash