Pan Stop
Mjet mbrojtës efikas në formë kokrrash për zhdukjen e bubave (bubarusave) në ambjent të mbyllur.
Përcaktimi
PAN STOP është mjet mbrojtës efikas për zhdukjen e bubave në ambjent të mbyllur. Aplikohet nëpër shtëpitë, objektet publike (lokalet e biznesit, depot, restorantet, kuzhinat dhe menxat, hotelet, mjetet e transportit) dhe objektet e shëndetësisë (spitalet, shtëpitë e shëndetit, ambulancat).
Udhëzim për përdorim
Preparati vendoset në vendet ku zbulohen bubat, nëpër rrugët e lëvizjes dhe foletë e bubave (veçanërisht në qoshet midis mureve dhe dyshemeve, në plasaritjet dhe zgavrat, midis mobiljeve, aparateve shtëpiake, por veçanërisht mbrapa frigoriferit, sobës dhe elementeve të tjera të kuzhinës, si edhe rreth tubacioneve dhe instalimeve të kanalizimeve). Gjatë infektimeve më të vogla (bubat duken rrallë gjatë ditës) të përdoret 0,5 g/m2 (një kokërr). Gjatë infektimeve më të mëdhaja (bubat duken shpesh gjatë ditës) të përdore 1 g/m2 (dy kokrra). Pajisja – paketim origjinal.
Përbërja
Substanca aktive imidakloprid 2,15%
Paketimi
30g, 500g