Mënyra e përdorimit

Granulat MRAVOTOX aplikohen në: objektet banuese (duke përfshirë edhe sipërfaqet e kuzhinave), në institucionet shëndetësore, lokalet për përpunimin dhe magazinimin e ushqimit, restorantet, kuzhinat dhe menxat, magazinat; objektet e shitjes me pakicë – dyqanet: lokalet e biznesit; objektet publike – hotelet, fabrikat, punishtet. Granulat të vendosen me hedhjen e njëtrajtëshme direkt nga paketimi i prodhuesit, në mënyrë që të lihet gjurmë e dukshme dhe shtresa në të gjitha vendet ku janë pikasur milingonat. Para trajtimit, të mënjanohen burimet alternative të ushqimit nga sipërfaqet e trajtuara. MRAVOTOX e tregon efektin e plotë 10-12h pas aplikimit. Granulat e hedhura e mbajnë efektin 7 ditë. Gjatë kësaj periudhe, granulat e hedhura duhet të mbrohen nga lagia, shplarja dhe pastrimi i rregullt i sipërfaqes.

Të mos vihen preparate repelente në vendet ku është bërë trajtimi me granulat MRAVOTOX! Mbas përdorimit të produktit, të lahen duart. MRAVOTOX nga vendi i aplikimit pastrohet me peshqir letre të lagur, i cili pas kësaj hidhet në koshin e plehrave.

Substanca aktive

Fipronil 0.03%