Administration

Foprontix® – Spray for dogs lyhet me spërkatjen nga paketimi i prodhuesit: shishja plastike me spërkatësen mekanike.

Preparati të aplikohet deri sa qeni qëndron në pozicionin në këmbë. Në fillim të mënjanohet qimja në mënyrë që lëkura të bëhet e dukshme. Të aplikohet në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes së qimeve, në mënyrë që preparati të arrijë deri në lëkurë. Preparati të aplikohet me spërkatjen në të gjithë trupin e kafshës nga distanca deri rreth 20-25cm, të lyhet rreth 2 deri në 5ml për çdo kg të peshës trupore të qenit, përkatësisht 2-3 aplikime me spërkatëse për çdo kg të peshës trupore për shishen prej 200ml, ose 5-10 aplikime me spëraktësen për shishen deri në 100ml. Për aplikimin nëpër kokë preparati të spërkatet në dorashkë dhe të lyhet me kujdes mbi kafshë. Të mos lejohet që preparati të arrijë në sytë dhe në veshët e qenit. Qeni të krihet një orë pas aplikimit.

Koha e rekomanduar e aplikimit të preparatit është herët në mbrëmje. Efekti rezidual dhe mbrojtja vazhdojnë një muaj mbas aplikimit.

Të mos spërkatet sasi tepër e madhe në një pikë në mënyrë që të mos sillet deri në derdhjen e përmbajtjes dhe ngjitja e qimes. Nëqoftëse qimja ngjitet, pamja e ngjitur zhduket në afatin prej 24h.

Preparati e përmban efikasitetin e vet edhe nëqoftëse kafsha laget, por prapë se prapë rekomandohet shmangia e të lagurit mbas aplikimit. Rekomandohet shmangia e të lagurit të kafshës dy javë mbas aplikimit të preparatit.

Doza e aplikimit
Paketimi i prodhuesitDoza e aplikimit
Shishja prej 100 ml me spërkatësen5-10 aplikime me spërkatësen për çdo kg të peshës trupore të qenit
Shishja prej 200 ml me spërkatësen2-3 aplikime me spërkatësen për çdo kg të peshës trupore të qenit

Reaksionet e padëshirueshme të mundëshme

Edhe pse rrallë, ka mundësi shfaqja e hyper ndjeshmërisë ndaj preparatit. Në vendin e aplikimit të preparatit mund të shfaqen acarime lokale afatshkurtër. Nëqoftëse shfaqen shenjat e hyper ndjeshmërisë (skuqje e theksuar dhe acarimi i lëkurës), qeni të lahet me përdorimin e sapunit të zbutur ose të shampos dhe të shplahet me sasi shumë të madhe të ujit. Nëqoftëse skuqja dhe acarimi nuk tërhiqet, të kontaktohet menjëherë veterineri.

Shpeshtësia e trajtimit

Të aplikohet sipas nevojës, por trajtimi me preparat të mos përsëritet më shpesh se një muaj.

Kufizimet e aplikimit dhe masat paraprake

Të mos aplikohet tek macet. Të mos aplikohet tek kafshët e tjera përveç qenëve. Të aplikohet tek qentë më të vegjël se 12 ditë. Të mos aplikohet mbi kafshët e sëmura. Të mos aplikohet mbi lëkurën e dëmtuar tek kafshët. Të aplikohet në dhomë të ajrosur, ose në ambjent të hapur. Të mos hahet, të mos pihet dhe të mos pihet duhani gjatë përdorimit të këtij produkti. Të shmanget thithja e sprejit.

Kafshët e trajtuara nuk duhet të preken deri sa vendi i aplikimit të thahet dhe fëmijëve nuk u duhet lejuar të luajnë menjëherë me kafshën e trajtuar. Për këtë shkak rekomandohet që kafsha të trajtohet herët në mbrëmje dhe se kafshës së trajtuar të mos i lejohet që të flejë me pronarët, veçanërisht jo me fëmijët.

Materia aktive

Fipronil 0,3%, Piriproksifen 0,1% dhe Permetrin 1%

Paketimi

100ml, 200ml