Mënyra e përdorimit

Fiprontix® Spot On for dogs lyhet duke pikuar prej paketimit të produktit: të tubetit plastik me vazhduesin – me pikatoren. Preparati të aplikohet deri sa qeni qëndron në pozicionin në këmbë. Në fillim të mënjanohet qimja në mënyrë që lëkura të bëhet e dukshme. Preparati lyhet me të pikuarin direkt në lëkurë, me shpërndarjen në katër pika tek qeni – nga rripi i shpatullës ku bashkohen lopatëzat dhe deri tek pjesa e bishtit. Koha e rekomanduar e aplikimit të preparatit është herët në mbrëmje. Efekti dhe mbrojtja me preparatin zgjasin një muaj mbas aplikimit. Të mos pikohet sasi tepër e madhe në një pikë në mënyrë që të mos sillet deri në derdhjen e përmbajtjes dhe ngjitja e qimes. Nëqoftëse qimja ngjitet, pamja e ngjitur zhduket në afatin prej 24h. Të mos lejohet që preparati të arrijë në sytë dhe në veshët e qenit. Preparati e përmban efikasitetin e vet edhe nëqoftëse kafsha laget, por prapë se prapë rekomandohet shmangia e të lagurit mbas aplikimit. Rekomandohet shmangia e të lagurit të kafshës dy javë mbas aplikimit të preparatit.

Dozimi

Për qentë nga 10-20 kg paketimi prej 1 ml.

Shpeshtësia e trajtimit

Të aplikohet sipas nevojës, por trajtimi me preparat të mos përsëritet më shpesh se një muaj.

Kufizimet e aplikimit dhe masat paraprake

  • Të mos aplikohet tek macet!
  • Të mos aplikohet tek kafshët e tjera përveç qenëve.
  • Të mos aplikohet tek qentë më të vegjël se 12 javë.
  • Të mos aplikohet mbi lëkurën e dëmtuar tek kafshët.

Të aplikohet në dhomë të ajrosur, ose në ambjent të hapur. Të mos hahet, të mos pihet dhe të mos pihet duhani gjatë përdorimit të këtij produkti. Kafshët e trajtuara nuk duhet të preken deri sa vendi i aplikimit të thahet dhe fëmijëve nuk duhet lejuar menjëherë të luajnë me kafshën e trajtuar. Për këtë shkak rekomandohet që kafsha të trajtohet herët në mbrëmje dhe se kafshës së trajtuar të mos i lejohet që të flejë me pronarët, veçanërisht jo me fëmijët. Të sigurohet që kafshët të mos lëpihen me njëra tjetrën disa orë pas trajtimit. Të shmanget kontakti i gishtave me tretësirën. Nëqoftëse vjen deri tek kontakti, duart të lahen me ujë dhe sapun.

Reaksionet e padëshirueshme të mundëshme

Edhe pse rrallë, ka mundësi prendjeshmëria ndaj preparatit. Në vendin e aplikimit të preparatit mund të shfaqen acarime lokale afatshkurtër. Nëqoftëse shfaqen shenjat e prendjeshmërisë (skuqje e theksuar dhe acarimi i lëkurës), qeni të lahet me përdorimin e sapunit të zbutur ose të shampos dhe të shplahet me sasi shumë të madhe të ujit. Nëqoftëse skuqja dhe acarimi nuk tërhiqet, të kontaktohet menjëherë veterineri.

Afati i përdorimit

3 vjet nga data e prodhimit.

Paketimi

Kutia përmban 7 tubeta prej 1ml.

Materia aktive

Fipronil 6,5%, Permetrin 42,4%, Piriproksifen 0,8%.