Zona e aplikimit

PAN DEZ është preparat në formën e granulave, i cili përdoret për dezinfektimin e ujit të pijshëm nëpër puse dhe rezervuarë, ujin nëpër pishina për banjo dhe argëtim, si edhe për dezinfektimin e sipërfaqeve (dyshemeve, mureve) dhe sipërfaqeve, të cilat vijnë në kontakt me ushqimin dhe pajisjen e cila nuk është e ndjeshme ndaj klorit. PAN DEZ ka një aplikim të gjerë në industrinë ushqimore, në objektet publike, objektet shëndetësore dhe veterinare (stacionet veterinare), si edhe në të gjitha objektet për rritjen e kafshëve.

Mënyra e përdorimit

Dezinfektimi i ujit në pishinat për banjo dhe argëtim

Para përdorimit të preparatit është e nevojshme që vlera pH e ujit në pishinë të jetë midis 7,2-7,6. Për pishinat me ujë të zakonshëm, gjatë mbushjes së parë, është e nevojshme që të bëhet hiperklorimi i ujit me preparatin PAN DEZ dhe kjo 15-20 g/m3 (në fillim granulat të treten në enë të veçantë me ujin dhe pastaj të hidhen në pishinë), përkatësisht 2-4 njësi matëse në m3 ujë. Kur niveli i klorit rezidual të lirë bie në 2mg/l në pishinat, atëhere lejohet larja (është e nevojshme që të pritet edhe deri në 24 orë). Për më tej, mbajtja e përditëshme e nivelit higjenik të kënaqshëm, është e nevojshme të shtohet preparati PAN DEZ në sasinë prej 2g/ m3, ku gjatë kësaj niveli i klorit rezidual të lirë mban në vlerën prej 0,5 deri në 1mg/l (të pritet të paktën 30 minuta para banjës).

Dezinfektimi i ujit të pijshëm në puset dhe rezervuarët

Para se të bëhet dezinfektimi i parë është e nevojshme të bëhet hiperklorimi, me përdorimin e 15-20g të preparatit në 1000 litra ujë. Pas një dezinfektimi të tillë, është e nevojshme të pritet edhe deri në 24 orë në mënyrë që uji të bëhet për të pirë. Më vonë, dezinfektimi i rregullt i ujit të pijshëm nëpër puset dhe rezervuarët bëhet me tretjen e granulave të PAN DEZ-it në raport 2g/m3. Uji që dezinfektohet në këtë mënyrë është i përshtatshëm për tu përdorur pas 30 minutash. Sasia e klorit rezidual të lirë në ujin e dezinfektuar duhet të jetë në kufijtë e parashikuar prej 0,3 deri në 0,5 mg/L.

Shërbimi sanitar (higjieno-shëndetësor)

PAN DEZ përdoret për shërbimin higjieno-shëndetësor të përgjithshëm, në zonat e nevojës të përmendura më lartë, dhe kjo si tretësirë në koncentrimin prej 1g/5 l ujë. Matja bëhet me matësen e bashkangjitur, vëllimi të cilës është 5g. Tretësira e përgatitur në mënyrë të tillë mund të përdoret në periudhën prej 7 orëve për dezinfektimin: e sendeve, pajisjeve, aparateve dhe veglave, të cilat nuk janë të ndjeshme ndaj klorit, duke përfshirë pajisjet për të ngrënë, pijet dhe enët, dyshemetë, muret, sipërfaqet sanitare, mjetet transportuese, të tubacioneve, çisternat, enët e ushqimit dhe të pijës për kafshët. Dezinfektimi mund të bëhet edhe me zhytjen, fshirjen me pecetë dhe me spërkatje, gjatë ekspozimit prej 3 minutash (sendet dhe pajisjet të jenë pastruar mekanikisht më parë) deri në 2 orë (sendet dhe pajisjet shumë të kontaminuara). Për shkak të sasisë shumë të vogël të klorit rezidual, mbas dezinfektimit shplarja me ujë nuk është e nevojshme. Dezinfektimi i tubacioneve, për shkak të pastrimit më të mirë, mund të kombihohet njëkohësisht vetëm me detergjentet anjone dhe me sapunët. Mbas aplikimit të kombinuar, është e domosdoshme shplarja me ujë, kurse dezinfektimi përfundimtar duhet të bëhet vetëm me tretësirën e PAN DEZ-it. Për dezinfektimin e materialit të kontaminuar (qelb, gjak, fekalet) përdoret 1% tretësirë (10g/1L).

Vërejte

Të mos lejohet që preparati PAN DEZ të vijë në kontakt me lagështirën, acidet, materialet organike, të cilat mund të oksidohen, ashtu siç janë lëndët djegëse, vajrat, lubrifikantët, produktet celuloze, bojrat, alkooli, mjetet dezinfektuese dhe komponimet e amoniakut. Të shmanget ekspozimi në rrezet e diellit, nxehtësisë dhe zjarrit të hapur. Sasitë e mbetura të ruhen të mbyllura mirë. Ambalazhi i zbrazur të shplahet mirë me ujë, në mënyrë të tillë që sasia e mbetur e preparatit të tretet plotësisht. Ambalazhi i zbrazur, i shplarë të mos përdoret për asnjë lloj qëllimi.

Përmbajtja

100% natrium dikloroizocianurat dihidrat

Paketimi

Vazo plastike 100 g, 500 g dhe 1000 g