Mënyra e përdorimit

Fiprontix® Spot On for cats vihet duke pikuar prej paketimit të produktit: të tubetit plastik me vazhduesin – me pikatoren.Preparati t’i aplikohet maces në pjesën e poshtëme të qafës, ku bashkohen lopatëzat derisa të jetë në pozicionin në këmbë. Gjithmonë në fillim të mënjanohet qimja dhe të pikohet ngadalë përmbajtja direkt në lëkurë. Të mos pikohet sasi e madhe në një pikë që të mos sillet deri në derdhjen e përmbajtjes dhe ngjitja e qimes. Nëqoftëse qimja ngjitet, pamja e ngjitur zhduket në afatin prej 24h. Koha e rekomanduar e aplikimit të preparatit është herët në mbrëmje. Të mos lejohet që preparati të arrijë në sytë dhe në veshët e kafshës. Preparati e përmban efikasitetin e vet edhe nëqoftëse kafsha laget, por prapë se prapë rekomandohet shmangia e të lagurit mbas aplikimit.

Dozimi

Për macet nga 1-7 kg paketimi prej 1ml.

Shpeshtësia e trajtimit

TEfekti dhe mbrojtja me preparatin zgjasin një muaj mbas aplikimit. Të aplikohet sipas nevojës, por trajtimi me preparat të mos përsëritet më shpesh se një muaj.

Kufizimet e aplikimit dhe masat paraprake

  • Të mos aplikohet tek macet më të vogla se 12 javëshe.
  • Të mos aplikohet në lëkurën e dëmtuar të kafshës.
  • Të mos aplikohet në kafshët e tjera përveç maceve.

Të aplikohet në dhomë të ajrosur, ose në ambjent të hapur. Të mos hahet, të mos pihet dhe të mos pihet duhani gjatë përdorimit të këtij produkti. Kafshët e trajtuara nuk duhet të preken deri sa vendi i aplikimit të thahet dhe fëmijëve nuk u duhet lejuar të luajnë menjëherë me kafshën e trajtuar deri sa të thahet vendi i aplikimit. Për këtë shkak rekomandohet që kafsha të trajtohet herët në mbrëmje dhe se kafshës së trajtuar të mos i lejohet që të flejë menjëherë me pronarët, veçanërisht jo me fëmijët. Të sigurohet që kafshët të mos lëpihen me njëra tjetrën disa orë pas trajtimit.

Afati i përdorimit

3 vjet nga data e prodhimit.

Paketimi

Kutia përmban 7 tubeta nga 1 ml.

Materia aktive

Fipronil 5%, Piriproksifen 0,6%.